Është mbledhur sërish sot Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve kushtetuese të pretenduara nga presidenti Ilir Meta dhe për procesin e shkarkimit të presidentit.
Kujtojmë këtu se një ditë më parë, Meta refuzoi që të paraqitet duke nënvizuar se nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që sipas tij nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.
Ndërkohë sot, Komisioni Hetimor pritet që të hartojë një raport paraprak në lidhje me provat e mbledhura për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.