Michael B. Jordan pëson aksident

Michael B. Jordan është përfshirë në një aksident rrugor. Basketbollisti ka përplasur Ferrari-n e tij blu me një KIA të parkuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të së shtunës. Policia e Los Anxhelesit nuk ka gjetur shenja të konsumimit të drogës ose alkoolit nga Jordan.

Punonjësit e policisë nuk kryen një test gjatë kontrollit. Ylli i “Creed” nuk dha asnjë shpjegim për ngjarjen.
Veç dëmeve materiale të automjeteve, nuk ka asnjë pasojë tjetër. Materialet hetimore kanë kaluar te autoritetet përkatëse.