Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh për mediat sot se opozita do të vijojë aksionin e saj në Parlament, ashtu si javët e kaluara, ndërsa bëri me dije se mbledhja e grupit Parlamentar do të mblidhet edhe ditën e nesërme.
Ndërsa u ndal në deklaratën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla i cili paralajmëroi padi për deputetët e opozitës për kaosin e krijuar në Kuvend, Bardhi tha se “janë shenja të regjimit”, ndërsa shtoi se “opozita nuk frikësohet nga këto veprime”.
Gazment Bardhi: I kemi drejtuar gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen me Italinë. Do depozitohet ditën e nesërme. Në emër të interesit të qenarëve kërkojmë një shqyrtim të paanshëm. Është diskutuar mbi situatën në kuvend. Diskutime do vijon edhe nesër në mbledhjen e grupit, në orën 10, ku sigurish kemi rikonfimuar vullnetin tonë për të mos hequr dorë e që Kuvendi ti kthehet normalitetit. Kjo rrugë kalon ndërmjet respektimit të të drejtave të opozitës.
Janë shenja të një regjimi, që pasi i ka vërsulur forcat e sigurisë, po i bën më keq në besimin e qytetarëve. Është e papranueshme që ministri i Brendshëm të japë udhëzime se çfarë duhet të një institucionet e drejtësisë. Ato institucione nuk janë të vartësi të Taulant Ballës. Kam pritur një reagim nga institucionet e drejtësisë, se ata nuk janë vartës të tij. Do të ishte e papranueshme që prokurorët ti vërsuleshin opozitës që kërkon të drejtat. Nuk na frikësojnë e intimidojnë më këto. Unë di që në radhët të sistemit të drejtësisë ka persona me integritet.
Kur mbyllet çdo rrugë institucionale, pa diskutim që ka dhe do ketë nevojë për mbështetje dhe protestë të qytetarëve. Protesta në Parlament nuk i bëjmë për veten tonë. Besoj se çdo qytetar e ka për detyrë që të reagojnë. Jemi para një regjimi në të gjitha tiparet e tij.”, u shpreh Bardhi.