Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e Covid-19 për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Nuk kemi asnjë humbje jete, janë bërë 2803 testime, kemi 11 të shëruar dhe vetëm 2 raste të reja në 24 orët e fundit, 1 në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Statistika (24 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë     11

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2803

Testime totale            786,319

Raste pozitive             132,499

Raste të shëruara        129,966

Raste Aktive                 78

Humbje jete                  2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          25

Shkodër       23

Durrës          8

Lezhë           7

Berat             5

Elbasan       4

Dibër             2

Kukës           2

Korçë              1

Vlora                1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.