Moti i keq po shkatërron këmbët e urës në lumin Mat

Ditën e sotme banorë të shumtë të Matit kanë ngritur zërin mbi dëmtimin e urës në lumin Mat.

Për shkak të reshjeve të shumta dhe marrja e inerteve në mënyrë të pakontrolluar ka çuar në gërryerjen e urës, që siç njihet ndryshe dhe si ura e Zogut, është monument kulture i kategorisë së parë dhe një ndër monumentet më të bukura në vendin tonë.

Ura me tri harqe është dëmtuar aq sa kanë dalë në sipërfaqe dhe këmbët e urës.

Banorët dhe specialistët e monumenteve të kulturës kërkuan ndërhyrje të menjëherëshme pasi ura me tri harqe rrezikon të shembet.