Java do të nisë me mot të paqëndrueshem.
Ndikimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore prashikohet të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtëra kthjellimi, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashershme gjatë gjithë ditës.
Në orët e mesditës, e kryesisht pasdite, reshjet lokalisht do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra. Në majat e maleve do te kemi prezencë të reshjeve të dobta të dëborës. Në fushën termike temperaturat do të pësojnë rritje në vlerat minimale dhe rënie të lehtë në ato të mesditës, nga 1 deri në 19 gradë Celcius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.
Në të njejtat kushte atmosferike do te paraqitet edhe Rajoni i Ballkanit, i cili do të mbetet nen ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Duke ndikuar mot me vranësira, shoqeruar me reshje shiu. Ndërsa nuk do të mungojnë edhe reshjet e deborës të përqëndruara kryesisht përgjatë maleve në zonën qendrore të tij.
Sa i perket kontinentit europian, një qendër e presionit të ulët atmosferik e pozicionuar në jug të Europës do të sjellë mot me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën qendrore, veriore dhe brigjet e Egjeut.
Ndërsa Evropa perëndimore dhe ajo lindore parashikohet të kenë mot me kthjellime e vranësira.