Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend, ku duket se nuk do të mungojnë sërish temperaturat e larta. Sipas IGJEUM, temperaturat do të variojnë në bregdet: 26 / 35 °C; në vendet e ulëta: 25 / 39 °C; ndërsa në vendet malore: 19 / 34 °C.
Edhe sot, njëjtë si dje pritet që të ketë rrezik të lartë për zjarre në 10 qarqe të vendit, duke përjashtuar Durrësin dhe Dibrën. Flakët mund të ndihmohen edhe nga era, e cila pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në zonat malore.