Thellohet tragjedia për familjen Gjoka/ Shpërthimi i bombolës së gazit, pas dy vajzave vdes edhe nëna

Vijon tragjedia për familjen Gjoka. Pas dy vajzave, ka ndërruar jetë edhe nëna.

Ndërkohë që djali ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut.

Nëna, Alketa Gjoka dhe tre fëmijët e saj ishin duke pastruar në hotelin e tyre teksa ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit, duke i lënë të plagosur të tre. E para që ndërroi jetë ishte vajza e madhe, 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila në gusht kishte caktuar edhe datën e dasmës. Ndërkohë që pas saj, humbi betejën në një spital në Itali edhe motra e vogël, vetëm 15 vjeçe.