Moti/ Sot priten temperatura deri në 38 gradë, vranësira të lehta në veri të vendit

Moti i qëndrueshëm do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të kthjellimeve në pjesën e parë të ditës. Sipas MeteoAlb në pjesën e dytë të ditës parashikohet të këtë kalime të pakta vranësirash në zonat Veriore dhe Lindore të vendit tonë.

 

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

 

Era do të fryjë me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.