Nallbatit të Salillarit dhe Çapjave, i tërhiqen 2 veshët në ministri, nis SHÇBA hetim disiplinor

Neritan Nallbati, Drejtori i Policisë së Beratit, është vënë në hetim disiplinor, për shkak të dhunimit të banorëve të Lumasit, që protestojnë dhe kundërshtojnë ndërtimin, e një ujësjellësi nga kompania “Salillari” në kanionin e Lumit Sinec. Nallbati, zyrtari i lartë i lartë i policisë së Shtetit që shkoi e bëri krushqi me Çapjat e Elbasanit, tashmë duhet të japi llogari për veprimet e tij terroriste ndaj grave, fëmijëve dhe pleqve të Lumasit. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur një procedim disiplinor për Neritan Nallbatin dhe vartësit e tij, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur Nallbati ka urdhëruar policët në terren të futin mekanizmin e gërbaçit mbi popullsinë civile të Lumasit, të cilët kundërshtojnë vendimin e bashkisë së Kuçovës dhe kompaninë Salillari për ndërtimin e një ujësjellësi. Nallbati është paraqitur katër ditë më parë në ambjentet e Ministrisë së Brendshme, të cilit i janë tërhequr veshët për veprimet arbitrare që ka kryer. Kapteri i Policisë së Shtetit, Neritan Nallbati, i vendosur në Berat nga nofull shtrembëri, Ardi Veliu, po masakron pa mëshirë banorët e Lumasit në Kuçovë, të cilët janë ngritur prej disa ditësh në protestë për të mbrojtur vendburimin në kanionin e Sinecit. Neritan Nallbati me pseudonimin “Ngjala”, për shkak se rëshket dhe kamoflohet shumë bukur në raportet që ka me krimin e organizuar dhe oligarkët, është vënë në shërbim të faturinos së urbanëve në Berat, Pëllumb Salillari. Ky shërbim po gjeneron para për Neritan Nallbatin, ndërsa ka ritur nivelin e gërbaçit për banorët që protestojnë. Është e habitshme, si si doli një polic gjakatar nga Devolli dhe u vendos në krye të dhunës ndaj banorëve të Lumasit në Kuçovë. Neritan Nallbati asnjëherë nuk e ka përdorur ligjin dhe kamzhikun kundër bandave kriminale në Berat, apo në Elbasan ku ka shërbyer, për shkak të lidhjeve familjare që ka krijuar me familjen Çapja. Neritan Nallbati është kryepolici, që ka ngritur dolli dhe ka ngrënë llokumen me arra me Florenc Çapjan. Kjo lidhje krushqie e Nallbatit me kreun e grupit kriminal Florenc Çapja që sot ka marë arratinë dhe ka kërkuar azil në Dubai, është bërë nëpërmjet Romi Nallbatit, marangozit nga Elbasani që është kushëri ij parë i Neritan Nallbatit. Pyetja jonë për Neritan Nallbatin është se sa herë është takuar ai me Florenc Çapjan. Sa herë i ka mbyllur problemet Florenc Çapja, kur ai ka pasur vështirësi me drejtësinë? Sa herë ka ngritur dolli me Florenc Çapjan, kryepolici i Elbasanit dhe Beratit, që sot po masakron me gërbaç popullin e Lumasit në Kuçovë, duke i bërë një shërbim të mirë, faturinos Pëllumb Salillari. Lidhja me Çapjat e këtij drejtori tashmë është e provuar dhe ndikimi që ka krimi I organizuar me këtë zyrtar të Policisë së Shtetit, është evident. Kjo lidhje provohet qartë nëpërmjet kushëritit të parë të tij, Romi Nallbatit ose “Romi i Tallashit” që Florenc Çapja, i ka marë vajzën për grua dhe jeton së bashku me të në Dubai. Nusja e Florenc Çapjas është mbesa direkte e Neritan Nallbatit, i cili ka ngritur disa herë dollinë me kokën e krimit në qytetin e Elbasanit. Ky rast është flagrant dhe se vettingu, duhet të marë menjëherë në shqyrtim dosjen penale të këtij polici kapter, që dhunon gratë, pleqtë dhe fëmijët, për interesa të posaçme dhe ekonomike të Pëllumb Salillarit. Neritan Nallbati ka qënë i shkarkuar nga policia e shtetit, dhe është ripranuar më 9 tetor 2013, grada “Drejtues”, Drejtoria e Policisë Qarku Elbasan, përjashtuar në vitin 2003 për shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës. Neritan Nallbati është një Drejtor Policie,i cili dhe në ditët e sotme shkel ligjin në mënyrën më flagrante, pasi nga investigimi i bërë nga ana jonë, Neritan Nallbati, urdhëron oficerët e policisë të kryejnë arrestime të paligjshme në dëm të qytetarëve të ndryshëm, dhe më pas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat i ka konstatuar këto arrestime si flagrante në shkelje të ligjit. Veprimet e kryera nga ana e krye kriminelin Neritan Nallbati janë dhe më të rënda se ato për të cilat ky polic është përjashtuar në vitin 2003 për shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës. Por kryepolici i krimit në rastin konkret është kthyer dhe në shërbim të subjekteve tregtare private dhe pikërisht në shërbim të Pëllumb Salillarit dhe kjo sipas banorëve bëhet vetëm për një arsye të vetme i cili është korrupsioni i cili është i dokumentuar dhe është evident. Por kryepolici i krimit ka vënë në shërbim të Pëllumb Salillarit, të gjithë policinë e shtetit dhe kjo është e provuar se 10 ditë policia ka tentuar forcërish të dhunoj banorët e fshatit Lumas, Kuçovë. Nga ana jonë është e provuar me dokumenta se Kryebanditi Neritan Nallbati, ka vënë në dispozicion policinë e shtetit në inters të subjekteve tregtare. Duke u ndodhur përpara fakteve se kur ka prova dhe dyshime se Kryebanditi Neritan Nallbati, ka kryer veprime arbitrare banorët e fshatit Lumas, kanë dyshime dhe informacione se kemi të bëjme me element të veprës penale të korrupsionit, dhe për këtë është kallzuar në SPAK nga 200 banorë të këtij Fshati.