Ditën e sotme është sekuestruar mbi 1 ton lënd narkotike e fshehur në tre kontenierë. Dy nga kontinierët ishin me kafe dhe mish të grirë ndërsa kontinieri I tretë ishte ngarkuar me fruta ekzotike.
Sipas informacioneve që shkruajnë mediat e huaja, kokaina u sekuestrua në 3 operacione të ndryshme. Droga u sekuestrua në portin e Gioia Tauro, dhe operacionet u koordinuan nga prokurori i Reggio Calabria Giovanni Bombardieri.
Droga e sekuestruar prej trafikanteve te “Ndrangheta-s” në treg ka vlerën deri në 260 milion euro, për shkak të cilësisë së lartë që ka. Operacioni u konsiderua si pjesë e punës për të luftuar trafikimin ndërkombëtar të drogës, të kryer nga financuesit e komandës provinciale dhe nga zyrtarët anti-mashtrim të Zyrës Doganore.