Ditën e sotme Bashkia Shkodër kabërë një njoftim mbi situatën e përmbytjeve në Shkodër. Disa rrugë janë të pakalueshme edhe me mjete të larta ndërsa sipërfaqet e përmbytura janë rreth 4005 Ha. Gjithashtu ka shumë shtëpi të përmbytura dhe banorë që kërkojnë bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Njoftimi i plotë:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 10.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.78 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 20cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.95 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 22cm.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.40 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 25cm.
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 4005 Ha
- Tokë e pakultivuar 795 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 2905 Ha
- Grurë 160 Ha
- Bimë Dekorative 102 Ha
- Pemtore 40 Ha
- Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 140 cm.
Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1270 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 960 Ha
Grurë 45 Ha
Pemtore 35 Ha
Bimë dekorative 7 Ha
Serra 3 Ha
- Shtëpi të përmbytura 4.
- Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 2.5m.
- 8. Rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.
- 9. Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.
- Eshtë vështirësuar gjëndja nga përmbytjet në lagjen Gallube, fshati Oblikë.
- Eshtë vështirësuar gjëndja nga përmbytjet në lagjen Xhakaj, Kurtaliaj, fshati Muriqan.
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1650 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 340 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1120 Ha
Grurë 95 Ha
Bimë dekorative 95 Ha
- Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 150 cm.
- 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
- Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
- 5. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 160 Ha Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.
Tokë e pakultivuar 35 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 125 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 400 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Të pakultivuara 60 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 320 Ha
Grurë 20 Ha
Nj.A.RrethinaSipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
Tokë e pakultivuar 140 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha
Pemtore 5 Ha
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.