Nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është hetuar në lidhje me një mega vjedhje që është bërë në dhërmi, prona është vjedhur nga një bandë pushtetarësh të cilët kanë abuzuar me detyrën.
Origjina e pronësisë fillon nga shtetasi, i ndjeri Ahilea Koka në vitin 1991, ka qënë banor i fshatit Dhërmi, bashkë me familjen e tij dhe rrjedhimisht ai ka përfituar tokë në bazë të ligjin nr. 7501 për tokën, ky fakt vërtetohet në bazë të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr. 9769, datë 07.02.1994 në sipërfaqen 1430 m2 , tokë të cilën i ndjeri Ahilea Koka ja ka dhuruar nëpërmjet testamentit me nr.55, datë 31.08.2007, shtetasit Ilir Koka, më pas është hetuar dhe faktuar se Shtetetasi Ilir Koka, vendosi të ndërtoj në parcelën 36/9, kjo dëshirë e tij është miratuar dhe nga shtetasi Marko Koka nëpërmjet deklaratës noteriale.Për këtë arsye shtetasi Ilir koka ka aplikuar për leje ndërtimi në Bashkinë Himarë e cila ka miratuar kërkesën e tij, dhe më pas është dhënë leja e Ndërtimit Nr. 69, datë 16.12.2010, të K.R.R.T. Bashkia Himarë miratuar në favor të shtetasit Ilir Koka, ku nëpërmjet Lejes së ndërtimit, Bashkia Himarë i ka dhënë të drejtën shtetasit Ilir Koka për të ndërtuar një kompleks banesash 1-2 kate, sipas planimetrisë së sheshit të ndërtimit dhe projekt zbatimit përkatës, leje e cila është zbatuar plotësisht.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka hetuar dhe vërtetuar plotësisht faktin se Shtetasi Helidon Gjikoka ka qënë Qiramarrës i pasurive të mësipërme nëpërmjet Kontratës së Qirasë nr. 1143 rep., nr. 829 kol., datë 27.09.2018 e cila ka si palë Qiramarrës Helidon Gjikoka dhe Qiradhënës shetasin, Ilia Koka.
Nga hetimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë një bashkpunëtorë drejtësie ( i penduar) i cili është shtetasi Vezir Gjikoka, ky i fundit ka demaskuar se si është vepruar në mënyrë të detajuar të gjithë hallkat dhe veprimet kriminale të kryera nga ana e bandës së Aluiznit të qytetit të Vlorës.
Një nga personazhet më të inkriminuar të demaskuar nga Vezir Gjikoka dhe më pas i hetuar (vërtetuar) nga hetimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është dhe shtetasi Polikson Halilaj me detyrë IT i institucionit të ASHK Vlorë.
Vezir Gjikoka, ka treguar se si Polikson Halilaj me detyrë IT i institucionit të ASHK Vlorë, ka falsifikuar dhe nënshkruar në emër të shtetasit Ilir Koka, sipas Vezir Gjikokës ky shtetas ka aplikuar për lejen e legalizimit të dalë në emër të shtetasit Ilir Koka, dhe të shtetasit Helidon Gjikoka, shtetasi Polikson Halilaj në këto kushte ky shtetas ka konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” të parashikuar nga neni 186 dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga Vezir Gjikoka është vijuar dhe më tej duke implikuar në këtë krim dhe përgjegjësin e sektorit të ALUIZNIT Vlorë Adiseldo Rrapaj, sipas Vezir Gjikokës dhe më pas ka rezultuar nga hetimet se shtetasi Adiseldo Rrapaj ka qënë ideatori i kryerjes së gjithë krimit të mësipërm, ky shtetas me djeni të plotë ka qënë dirigjenti i grabitjes së pasurive të shtetasit Ilir Koka.
Për këtë krim është shpallet në kërkim shtetasi Polikson Halilaj me detyrë IT i institucionit të ASHK Vlorë i cili ka pesh kyçe në krim.
Gjatë hetimeve ka rezultuar dhe janë ngritur dyshime se shtetasi Adiseldo Rrapaj ka falsifikuar “Akt Ekspertimin e Qëndrushmërisë së Konstruktive pasi ky shtetas ka njohje me bashkëshortin e ekspertes Alma Qira (akt ekspertim i falsifikuar dhe dorzuar në ASHK Vlorë) njëkohësisht shtetasi Adiseldo Rrapaj ka njoheje me shtetasin Helidon Gjikoka ky shtetas ka kryer dhe një seri veprimesh kriminale. <span;>Adiseldo Rrapaj akuzohet për për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” të parashikuar nga neni 186 dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.