Nën hetim për korrupsion dhe iu sekuestrua pasuria/ Mjeku Edvin Prifti rikthehet në detyrë si pedagog

Mjeku i njohur Edvin Prifti është rikthyer në detyrë si pedagog në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Kujtojmë se para disa ditësh Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka sekuestruar pasurinë e mjekut kardiolog, Edvin Prifti, i cili është aktualisht në hetim pas emri i tij doli në dosjen kundër gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

SPAK kundër Priftit ka ngritur 2 akuza “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe gjykata ka vendosur një masë për pezullimin e tij nga puna.

Pas hetimeve Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi llogaritë bankare të mjekut Prifti, ku janë sekuestruar 51.479.368 Lekë dhe 177.497 Euro.