Nën hetim për “Shpërdorim detyre”/ Pas më shumë se pesë orësh, ish-ministri Arben Ahmetaj përfundon dëshminë në SPAK

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka përfunduar dëshminë në SPAK në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj tij.

Hetimi ka nisur në kuadër të aferës së inceneratorëve. Kjo është hera e parë që ish-zv.kryeministri paraqitet në SPAK për këto hetime.

Më herët janë arrestuar ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së Alqi Ballaku dhe janë shpallur në kërkim tre biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugalljan.

Sipas gazetares Lala, pyetja e Ahmetajt ka të bëjë me një sekuestrim dhe marrjen e një dokumentacioni në Kuvendin e Shqipërisë. SPAK një javë më parë ka zbarkuar në Kuvend për të marrë të gjithë dokumentacionin e Komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët.