Një 28-vjeçare shqiptare ka përjetuar një ngjarje të rëndë, vetëm pak orë pasi kishte lindur fëmijën e saj të dytë në maternitetin e Athinës.
Një grua me origjinë greke i ka rrëmbyer foshnjen kur ajo dhe stafi i spitalin ishin duke fjetur. Mediat greke thotë se 45-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve 4 dhe 10 vjeç, kishte kohë që planifikonte të kryente një rrëmbim nga mterniteti në Athinë dhe ta çonte në shtëpi.
Mediat greke shkruajnë se 28-vjeçarja me origjinë shqiptare, kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në orën 10.30 të mëngjesit dhe mamitë i kishin sjellë pranë vajzën e porsalindur.
“Në orën 4.45 të mëngjesit, mamia kishte rënë në gjumë. Pak më vonë, një zhurmë e çuditshme e zgjoi atë. Ajo pa një hije në korridor dhe pa krevatin bosh pranë 28-vjeçares dhe konstatoi mungesën e fëmijës. E panikosur, ajo bërtiti dhe doli në korridorin e maternitetit. Kur konfirmoi se një nga maitë e tjera nuk e kishte marrë foshnjën për t’u kujdesur për të, ajo ngriti alarmin”, shkruan gazeta greke.
Pse e rrëmbeu?
Ajo kishte ngelur shtatzënë për herë të tretë, por gjatë muajit të dytë të shtatzënisë kishte abortuar dhe e kishte gënjyer bshkëshortin për 7 muaj me radhë. Fakti që ishte e bëshme në trup nuk i la të kuptohej burrit se e kishte hequr fëmijën. Ajo pasi e rrëmbeu foshnjen e dërgoi në shtëpi dhe ia prezantoi bashkëshortit si të tyren, duke i thënë se iu desh të lindte me urgjencë.
Foshnja, pasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe analizës së ADN-së u konfirmua se ajo ishte me të vërtetë fëmija i porsalindur i 28-vjeçares. 45-vjeçarja u arrestua dhe u dënua nga Gjykata Penale e Athinës me 9.6 vjet burg për rrëmbimin e një të mituri nën moshën 14 vjeç.