Policia njoftoi sot se është arrestuar noterja Rezarta Koçi, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Sipas Policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.
Kush është noterja Rezarta Koçi?
Rezarta Koçi nuk është emër i panjohur për opinionin publik.
Në nëntor të vitit 2021, makinës së saj iu vendos një sasi tritoli.
Ngjarja ndodhi në një ndër lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit “Komuna e Parisit”.
Në atë kohë u raportua se Koçi rezulton të kishte konflikte për çështje parash me disa persona, të cilët e kanë denoncuar në prokurori për mashtrim.
Denoncimet ndaj noteres
Në korrik të vitit 2019, Rezarta Koçi është kallëzuar penalisht nga shtetasi I. Ç., për shpërdorim detyre dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, në lidhje me një pasuri të llojit hotel. Ky shtetas, bashkë me noteren, ka kallëzuar edhe Urim Pepën.
Edhe në maj të vitit 2021, E. N. ka kallëzuar penalisht ka kallëzuar penalisht 40-vjeçaren Rezarta Koçin për fshehje të ardhurash dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, për një kontratë për shitje të një pasurie të paluajtshme.
Në qershor tëviti 2021 , një tjetër person me inicialet E. Q., ka kallëzuar penalisht Rezarta Koçin për fshehje të ardhurash, mashtrim dhe mospagim taksash, duke pretenduar gjithashtu se i ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash.
Gjithashtu bë 9 korrik të vitit 2021, për Rezarta Koçin është depozituar në prokurori një tjetër kallëzim penal, sërish për mashtrim dhe përvetësim parash.
Kallëzimi në fjalë është bërë shtetasja me inicialet P. Z. mesazh