Nga krahasimi me ‘delet’ te ‘bedelë’, ‘llazore’, ‘këlyshë’ dhe ‘të pafe’, të gjitha fyerjet e Ramës për opozitën gjatë gjithë fjalimit të tij në Kuvend

Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat të ashpër në Kuvend, ku lëshoi një ‘lumë’ sharjesh ndaj deputetëve të opozitës.

Kreu i Qeverisë për 47 minuta bëri një seri etiketimesh dhe fyerjesh për deputetët e opozitës.

Rama përdori të paktën në 21 raste fjalën “bedelë”, teksa i drejtua kundërshtarëve të tij politikë, duke shënuar kështu një ‘rekord’ fyerjesh.

(Shpjegimi në fjalor: Bedel- ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese.

Ndër të tjera Rama iu drejtua deputetëve të opozitës me termat; “të pafe” dhe “pa atdhe”.

Madje kryeministri ka shkuar deri aty sa i krahasoi deputetët si kafshë, ku tha se; “Mblidheshit si dele dhe blegërinit” apo “S’dilni dot nga psikoza e bishtit”.

“Bedelë”, (21 herë)
“Pusho”, (10 herë)
“Gjel deti Peqini’, (8 herë)
“Pa atdhe”, (6 herë)
“Pa din e iman”, (6 herë)
“Të pafe”, (6 herë)
“Të shitur”, (5 herë)
“Të pafytyrë”, (4 herë)
“Po të kishit fytyrë”, (3 herë)
“Si s’ju vjen turp”, (2 herë)
“Ju kanë tërhequr prej hundësh”, (2 herë)
“Je aksident”, (2 herë)
“S’jeni asgjë tjetër, veçse një zgjatim, bisht i asaj krijesës non-grata”, (2 herë)