Nga parakalimi i gabuar te shpejtësia jashtë normave, policia rrugore bllokon 53 patenta dhe ndëshkon 1824 drejtues mjetesh

Aksioni i policisë rrugore ka vijuar me pezullimin e 53 lejeve të qëndrimit dhe janë ndëshkuar me gjoba rreth 1824 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të policisë, masat administrative janë marrë ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët kanë shkelur rregullat duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Nga të dhënat e publikuara rezultojnë se 351 drejtues mjetesh janë gjobitur për parakalim të gabuar dhe 344 për përdorim të celularit.