Ngjarje e pazakontë: Mësuesja karantinohet në tualetin e avionit pasi rezultoi pozitiv me CoVID-19 gjatë fluturimit për në Zvicër

Marisa Fotieo po planifikonte një udhëtim për në Zvicër me babanë dhe vëllanë e saj.

Pas një testi të shpejtë që bëri në avion ajo rezultoi pozitiv me virusin Covid-19. Më pas u izolua në tualet gjatë fluturimit, shkruan 20min.ch transmeton “Bota sot”.

Si ndodhi:

Udhëtimi i Krishtlindjeve në Evropë mori një fund të papritur për Marisa Fotieo.

Për shkak të një testi të shpejtë pozitiv, mësuesja kaloi katër orë në tualetin e avionit.

Gjatë karantinës dhjetëditore në Reykjavik, ajo madje mori një pemë Krishtlindjesh si dhuratë nga stjuardesa.

Hapësira për t`i shtrirë e këmbët në avion është “luks”, por për Marisa Fotieo udhëtimi i planifikuar ishte edhe më i pakëndshëm. Më 20 dhjetor, mësuesja nga Çikago hipi në një avion me babanë dhe vëllanë e saj që do t’i çonte në Reykjavik të Islandës, nga ku do të udhëtonin për në Zvicër, përcjell “Bota sot”.

Fluturimi nga New Jersey në Islandë zgjat rreth pesë orë. Vetëm një orë pas nisjes, Fotieo ndjeu dhimbje në fyt, siç shkruan “13 On Your Side”. Me një test të shpejtë Covid, nga i cili fatmirësisht kishte paketuar disa, ajo u drejtua për në tualetin në bord. Pas disa sekondash ajo mori rezultatin. Testi ishte pozitiv. “U tremba dhe dola nga tualeti dhe shkova te personi i parë që gjeta”, thotë Fotieo, duke përshkruar atë që ndodhi më pas.