Një person i armatosur vrau një çift në Brazil, pasi i akuzonte ata se ishin fajtorët për infektimin e familjes së tij me Covid-19. Mirror shkruan se babai dhe vëllai i të dyshuarit vdiqën të dy nga virusi vdekjeprurës pasi u sëmurën në fillim të këtij viti.
Flanklaber Silva e Silva dhe gruaja e tij, Marília Silva e Silva, iu gjetën rreth 20 plumba në trup. Ndërkohë që i dyshuari, i cili ende nuk është identifikuar, u largua nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së çiftit. Por pas disa orëve kërkimi policia arriti që ta gjej dhe ta ndalojnë autorin.
Viktimat ishin duke punuar në një hambar kur sulmuesi hapi zjarr. Ai e qëlloi 40-vjeçarin në kokë, dhe gruan e tij në fytyrë. Gruaja u dërgua me urgjencë në spital, dhe më vonë vdiq nga plagët e marra, ndërkohë që burri i tij u shpall i vdekur në vendngjarje.