Ngricat mbulojnë vendin/ ARRSH informon mbi situatën nëpër rrugë

Gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur temperatura tepër të ulëta dhe ngrica në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës për eleminimin e ngricave.

Ndërkaq, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar se qarkullimi kryhet pa probleme.

Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.

“Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë”, njoftoi ARRSH.