Nis seanca në Kuvend për Arben Ahmetajn! Rama largohet me “urgjencë”, çfarë i ndodhi

Ka nisur ditën e sotme seanca e posaçme në Kuvend, për heqjen e mandatit të ish-ministrit Arben Ahmetaj.Seanca ka nisur me debate, pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar të marrë fjalën për procedurë, duke shkuar dejt foltores. Në këtë moment, kryeminsitri Edi Rama është larguar, duke dalë nga salla e Kuvendit. Në fjalën e tij, Berisha tha se Ahmetaj duhet të ishte në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve në respekt të parlamentit, të drejtësisë dhe të qytetarëve.Në mungesë, për shkak të arratisë së zëvendës kryeministrit i cili duhet të ishte në këtë sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve në respekt të parlamentit, të drejtësisë, të qytetarëve shqiptarë, unë propozoj që të gjitha pyetjeve t’i përgjigjet bosi i tij Edi Rama”, tha Berisha.Ish-ministri i Financave dhe ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj nuk pritet të marrë pjesë në seancë, pasi nuk ndodhet në vendin tonë dhe këtë e ka konfirmuar dhe ai vetë, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale.