Një ishull artificial në Danimarkë do të strehojë 35 mijë njerëz

Projekti i njohur si “Lynetteholm” do të strehojë 35.000 njerëz në tre kilometra katrorë, ndërsa ka plane për të ndërtuar një metro dhe një autostradë.

Projektuesit shprehen se ky është një plan për të mbrojtur Kopenhagën nga përmbytjet. Por ambientalistët po e quajnë atë ‘një shpëlarje jeshile’.

“Nuk ka një plan, mbi të gjitha ku mund të vlerësoni ndikimin në mjedis. Dhe ndikimi është negativ nëse i pyet ekspertët”, nënvijëzon Sebbe Seliv, zëdhënës i nismës “Stop Lynetteholm”.

“Unë mendoj se është një rrëmujë dhe është groteske që ata e kanë miratuar. Duhet të jetë e paligjshme”, shprehet një protestues.

Protestuesit thonë se ndërtimi i ishullit është vlerësuar vetëm nga ana mjedisore dhe jo nga ndërtimi i shtëpive apo rrugëve.