Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 21 korrik 2021

Sipas MeteoAlb, ultësira perëndimore do të jetë në dominimin e kthjellimeve

Ndërsa, në zonat malore do të ketë vranësira kalimtare, të cilat do të sjellin reshje të izoluara. Por, mbrëmja largon vranësirat duke bërë që kushtet e qëndrueshme atmosferike të mbizotërojnë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.