Nuk ka rritje page për deputetët! Korreshi del kundër: Nuk na del sa marrim ne….

Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debate ditën e sotme, teksa diskutohet projektligji për rritjen e pagave.Deputeti Saimir Korreshi nuk e ka kundërshtuar projektin e rritjes së pagave nga qeveria, por sugjeron që të kthehen sytë nga pensionistët. Po ashut korreshi shto ise nuk i duket i drejtë përjashtimi i politikanëve nga kjo rritje, pasi sipas tij nuk mund të bëjnë dot një jetë normale për shkak të çmimeve të larta.

“Marr shkas se kur dola për të ardhur në Tiranë më pyeti mamaja më tha do i bësh dy pyetje ministres për mua. Mamaja ime me 107 mijë lekë në muaj. Një bukë misri dhe një shishe kos në ditë bëjnë 2 mijë lekë. Për 30 ditë bëjnë 60 mijë lekë. 40 mijë lekë i ka ilaçe kur është mirë. Ngelen 8 mijë lekë për drita, ujë dhe të tjerat me radhë. Imagjinoni dot.

Si e bëjnë. Nuk kanë lekë për të blerë mbathje dhe për të blerë bukë. Këta njerëz janë duke pritur vdekjen se jetë nuk mund të bësh 100 mijë lekë në muaj. Ose edhe pleqtë do vjedhin, ose do shikojnë plehrat ose do shkojnë të marrin ato që hedhin tregtarët. Unë ftoj secilin nga ju nëse do ia dilte me rrogën që marrin ne në parlament nëse mund të çojë në kinema fëmijët, nëse mund të hajë ndonjë drekë në fundjavë. Ka vajtur vaji katër mijë lekë. Ka 10 vjet që njerëzit po të mos kishin kamalajt do kishin vdekur për bukë. Do i lëmë të presin vdekjen?!

Robi nuk është për bukë dhe për gjumë. Kanë nevojë edhe për pak jetë. Po të shikosh burrat në Lushnje, t’i kthesh përmbys nuk i gjen as 500 lekë. Po t’i ftosh nuk të vijnë as për kafe. Thonë e kanë pirë, që në datë 1 kur marrin rrogën. Imagjino ku jemi. Do ia kthejmë ndonjëherë dinjitetin këtyre njerëzve për të jetuar. Bëni llogarinë se sa marrim ne dhe nuk na del, imagjinoni çfarë mund të bëjnë ata”, tha Korreshi.