Kreu i Organizatës Botërore të Shë ndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka ngritur shqetësimin për shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave.
Ai tha se vendet e varfra kanë marrë shumë pak doza, ndërkohë që pjesa më e madhe e vaksinave kanë shkuar te shtetet e pasura.
“Pothuajse 1.25 miliardë doza vaksinash COVID-19 janë shpërndarë në të paktën 210 shtete në të gjithë botën. Rreth 45 % të dozave, janë administruar në vendet e pasura, e cila përbën 16 % të botës. Ndërsa vetëm 0.3% e vaksinave janë shpërndarë në 29 vende me të ardhura të ulëta. Kjo lloj ndarje është e papranueshme, e pa moralshme. Nuk mund ta mposhtim virusin me një botë të ndarë”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Këtë thirrje kreu i OBSH ia ka drejtuar G7, e cila përbëhet nga shtatë shtete me fuqi të madhe industrial. Sipas Ghebreyesus, G7 ka fuqinë financiare në mënyrë që të financojë vaksinat dhe testet e nevojshme për të mposhtur pandeminë.
“Sakaq, nga të dhënat e publikuara nga OBSH, në këtë fazë që jemi, nevojiten rreth 45 miliardë dollarë investime në vaksina, për të imunizuar të gjithë të rriturit në botë. Tedros, kërkon që Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat përbëjnë dhe G 7, të ndihmojnë në financimin e kësaj shume dhe vaksinimi masiv të ndodhë.
Është e trishtë që shumë vende po shënojnë mijëra infeksione dhe vdekje në ditë. E kam fjalën për Indinë, Brazilin, Nepalin, apo edhe vende të tjera. Kjo ndodh nga sjellja e qytetarëve, dalja e varianteve të reja e vaksinimi i pakët”, u shpreh kreu i OBSH.