Paditet në SPAK komisoneri i KPK, Olsi Komici akuzohet për falsifikim dokumentesh

Komisioneri pranëi Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, Olsi Komici është paditur në SPAK ditën e sotme nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion për falsifikim dokumentesh.

Sipas Shoqatës së Avokatëve, Olsi Komici është marrë i pandehur nga prokuroria dhe ka qenë i proceduar për falsifkim dokumentesh.

“Olsi Komici ka qenë i proceduar. Ai është marrë i pandehur nga prokuroria”, thuhet mes të tjerash në padinë e Shoqatës së Avokatëve.