Një 54 vjeçar ka sulmuar me thikë kalimtarët në duke plagosur katër persona në Zografou të Greqisë. Mediet greke raportojnë se 54 vjeçari ishte arratisur nga spitali psikiatrik.
Pamjet e sulmit u publikuan në medie, ku tregojnë autorin e krimit, i cili i afrohet pronarit të një furre buke dhe e qëlon në shpinë, më pas i plagosuri bie përtokë, ndërsa ai vazhdon ta sulmojë.
Shoku i pronarit përpiqet të largojë autorin, por edhe ai sulmohet me thikë nga ai.
54 vjeçari plagosi katër persona, përfshirë një 17-vjeçar, para se ai të telefononte policinë.