Papa Françesku i dërgon telegram Presidentit Meta/  Zbulohet arsyeja

Papa Françesku i ka dërguar një telegram Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Ky telegram vjen pas përfundimit të vizitës së tij historike në Irak.

“Duke hyrë në hapësirën shqiptare, në udhëtim drejt Romës, pas udhëtimit tim apostolik në Irak, ju përshëndes përzemërsisht dhe lutem që Zoti i Gjithpushtetshëm të ndikojë mbi ju dhe bashkëqytetarët tuaj çdo bekim për paqe dhe begati”.

Këtë telegram Papa e bëri gjatë kthimit të vizitës zyrtare nga Iraku, ku sipas shkrimit në letër thuhet se Papa gjatë kalimit me avion mbi Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali, zakonisht u dërgon letër presidentëtëve të këtyre vendeve një telegram përshëndetjeje.