Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, solli largimin e disa prej personave më të polemizuar mes radhëve të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Por një reformë e tillë disa largoi dhe disa të tjerë me të kaluar të dyshimtë, futi në zyrat e shtetit dhe drejtësisë shqiptare, duke risjellë debate polemizuese në sistemin e drejtësisë.
I tillë është rasti i gjyqtarit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit KPA, Luan Daci, i cili arriti të màshtrojë institucionet shtetërore dhe të filtrohet si figurë e përshtatshme, për të qenë pjesë
Emri i Roland Ilia, rezulton në një dosje penale të prokurorisë së Shkodrës, ku është marrë nën hetim nga prokuroria për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.
Bëhet fjalë për dosjen me nr. 964, të vitit 2016 ku gjatë një hetimi proaktiv, në lidhje me këtë procedim, duke përfshirë përgjimet të bisedave telefonike dhe vëzhgime në terren nga policia, në vende publike, janë marrë nën hetim 19 persona, ku 12 prej të cilëve në 2016 është vendosur njoftimi i akuzës nga ana e prokurorisë Shkodër.
Gjithashtu nën hetim janë marrë Merita Hysa, Mimoza Priku, Renato Trushi, Eduard Ndreca aktualisht Kryetar i Këshillit Qarkut Lezhë, Sandër Beci aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi dyshoheshin se këta persona kanë kryer “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në dosjen hetimore thuhet se nën hetim për këtë çështje është marrë edhe Xhevat Gurkaj për akuzën e “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Roland Ilia, aktualisht anëtar i KPK-së, për akuzën e “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Sipas dosjes hetimore për korrupsionin në arsimin universitar në qytetin e Shkodrës, në 7 Shtator 2016 është nxjerrë një vendim i gjykatës për kontrollin e vendeve dhe konkretisht departamentin e të Drejtës Civile dhe vendim për sekuestrimin e provave materiale. Objekt i sekuestros dhe i kontrollit ishin fletoret e provimeve dhe proceverbalet e tyre për sezonet e vitit 2016.
Në dosje thuhet se Roland Ilia, nuk ka bashkëpunuar me oficerët e policisë gjyqësore duke mos vënë në dispozicion fletoret e provimeve. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Roland Ilia, ka deklaruar se nuk ka qenë në zyrë nga fundi i korrikut dhe deri më datë 07 shtator 2016. Sipas tij, fletoret e provimeve nuk kanë qenë në vendin ku ai i kishte lënë, pasi çelësin e raftit e kishin shumë persona. Për këtë arsye ai nuk e ka ditur se ku ndodheshin këto fletore.
Këtë dëshmi, prokurorja Esmeralda Ndoci, e ka marrë të mirëqenë dhe në datën 17 shkurt 2017 ka vendosur të pushojë akuzën për Roland Ilia, që në atë periudhë ishte pedagog në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Shkodrës.
Në këtë dosje tashmë të pushuar ka qenë dhe Sandër Beci, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i marrë nën hetim për akuzën e “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Prokuroria thotë se ka pasur dyshime se Sandër Beci në cilësinë e pedagogut në Shkodër, ka marrë para për të kaluar shtetasen D. K.
Prokuroria thotë se Sandër Beci ka pasur takime të shpeshta me N. D. dhe ky i fundit D.K. Më tej në dosjen e prokurorisë së Shkodrës thuhet se:”…në datën 30 qershor 2016 Sandër Beci, telefonohet nga H.Beci, ku e lenë të takohen poshtë shtëpisë. Në 1 qershor 2016 ora 15:38, H.Beci, i dërgon mesazh dhe i thotë:“…për kujtesë quhet K.F., pasi në atë grup ka dy Klaudia…”.
Tek provimi i datës 21 qershor 2016 në të drejtën procedurale Civile K.F,ka marrë notën 5, me pedagogë Sandër Becin dhe I.Duhanxhi…”. Pavarësisht këtyre rrethanave, prokuroria në vendimin e pushimit thotë se nga provat e mbledhura gjatë hetimit, nuk u bë e mundur të arrihej në një dyshim të arsyeshëm se Sandër Beci, ka marrë para në këmbim të marrjes së një note kaluese për studentët.