Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike . Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta dhe alternime vranësirash në pjesën e dytë të ditës.
Do ketë mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Gjithashtu parashikohen dhe ngrica dhe akullzime prej temperaturave negative. Dëborë e ngrirë në zonat malore.
Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i Juglindjes-Jugperëndimit e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-8 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.