Parashikimi i motit për ditën e sotme 1 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat:

Zona malore       8/20°C

Zona e ulët         12/24°C

Zona bregdetare  13/23 °C/