Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat lindore.
Por në vijim vranësirat do të shtohen, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në zonat Veriore dhe Lindore të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.
Era do te fryejë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim deri 4 ballë.