Tabloja sinoptike mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, por mundësia për reshje shiu është shumë e vogël. Këto kushte moti vijojnë gjate gjithë ditës së sotme në territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit vijojnë me një rritje të lehtë, më e ndjeshme rritja gjate mesditës, duke shënuar vlera maksimale deri 23 gradë Celsius në zonat malore dhe deri 27 gradë në zonat perëndimore.
Era vijon të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare me drejtim jugor, ndërsa dallgëzimi në det ulet në 2 ballë.