Parashikimi i motit për ditën e sotme 7 korrik 2021

Nga dita e sotme, temperaturat do të fillojnë të rriten përsëri. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, sot, të enjten dhe të premten moti parashikohet i kthjellët e vranësirat të pakta kalimtare përgjatë maleve.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek. 

Përsa i përket fushës termike, temperaturat pritet të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat duke filluar nga dita e mërkurë. Pritet që vlerat më të larta të kapin temperaturën 39°C, ndërsa më e ulta do të jetë 25°C.