Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Janë bërë 3853 testime, kemi 7 të shëruar, 3 raste të reja; 2 raste në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë.
Fatkeqësisht është shënuar dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit. Një 73-vjeçare e ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm 1 pacient po trajtohet në Spitalin Infektiv.
Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë.