Pasaporta shqiptare dhe nervozizmi e “tradhtuan”, arrestohet në Itali 46-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 46-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Gjatë një postblloku, pranë daljes së autostradës Albenga, policët ndaluan një makinë me tre persona, dhe pas verifikimeve të para, vunë re se njëri prej tyre shfaqte shenja nervozizmi.

Dokumenti i tij shqiptar dhe mënyra e tij e të vepruarit kanë vënë në dyshim efektivët e policisë, të cilët kanë vendosur ta çojnë në komisariat për të konstatuar identitetin e tij të vërtetë.

Nga analiza e gjurmëve të gishtërinjve rezultoi se identiteti i vërtetë korrespondonte me atë të një autori të shumëfishtë për krime të ndryshme, ndërsa kërkohej nga shteti grek për një grabitje.

Më pas i arrestuari është shoqëruar në burgun e Genova Marassi, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, për procedurat e ekstradimit.