Me anë të një shprehjeje në Instagram, Melisa konfirmoi se ishte ndarë nga Andi
“Unë jam shumë e pastër për ty apo për këdo”, shkruhej në shprehjen që shpërndau ajo, të cilën e pasoi me një deklaratë:
“Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”.
Madje ata u hoqën edhe nga ‘follow’ në Instagram.
Mirëpo fatmirësisht ata e kanë kaluar këtë moment të vështirë dhe janë bashkuar sërish me njëri-tjetrin. Melisa ka postuar një foto të Andit, që i puth dorën dhe ka treguar se gjithë ajo që kaluan erdhi nga një zënkë e momentit.
“Hë me mo se kush është ajo femër që s’ka bërë ‘namin’ pas një zënke. Ndjesë, por jemi bashkë përgjithmonë”, shkruan Melisa.
Andi ka ripostuar foton e tij dhe përkrah ka shkruar:
“Çdo lidhje ka ulje ngritjet e veta, thjesht uroj mbas këtyre të këqijave të kemi vetëm të mira”.