“Pasionantët” që po kalojnë filtrat e vettingut/ Ja gjyqtari i korruptuar bën ç’ti dojë qejfi

Gjyqtari  Bujar Musta me detyrë funksionale gjyqtar pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan,  është gjyqtari i priviligjuar nga komisionerja Genta Tafa Bungo, e cila e kaloi në vetting pa bërë fare zë, duke e gjykuar në fshetësi gjyqtarin e famshëm.

Themi gjyqtarin e famshëm pasi Bujarin e njeh një Elbasan i tërë për bëmat e tij si gjyqtar.

Kemi lexuar dhe parë raste nga më të çuditshmet për gjyqtarët dhe prokurorët e përzgjedhur por Bujari është venomen në dhënien e vendimeve. Do t’ju sjellim ndërmend një rast të vitit 2015, vit i cili ishte dhe ndeshja Shqipëri-Serbi. Po në të njëjtën ditë gjyqtari kishte seancën me me palë trashëgimtarët e Aqif Pashë Elbasanit dhe e ka mbyllur seancën brenda 10 minutave.

Do të pyesni se përse e ka mbyllur? Ja përgjigja epike e Bujar Mustës: “Me qenë se sot është ndeshja Shqipëri-Serbi dhe rrugët kryesore dytësore të qytetit janë të bllokuara, gjykata vendosi të ndërpresë seancën dhe të caktojë seancën e re me dt 06/11/2015, ora 10:00”.

Kjo puna e vettingut shkoi për ta qarë me shami të zezë, kalojnë viltrat e vettingut “pasionantë” si Bujari dhe jo gjyqtarët që punojnë me meritokraci.