Pasuria i shumëfishohet pasi ” bie nga qielli”/ Ja sa “zero” ka në llogari komisionerja Genta Bungo

 

Në periudhën 1993-1996, Genta Tafa (Bungo) ka punuar si juriste në Drejtorinë Juridike dhe Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga shkurti 1996 deri në shtator 2003 ka punuar si pedagoge e brendshme në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ndërsa në periudhën shtator 2003– dhjetor 2006 ka punuar në MPVD, në fillim si përgjegjëse e sektorit juridik e më pas si Drejtore e Drejtorisë Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë.
Nga viti 2008 deri në 2012 është angazhuar si pedagoge e brendshme pranë një Universiteti privat dhe që nga nga viti 2012 ka ushtruar aktivitetin e saj në fushën e përmbarimit gjyqësor privat.

Në bazë të informatave që kanë ardhur pranë portalit infront. Org Genta Bungo ka arritur të krijoj një pasuri marramendëse me anë të korrupsionit për favore brenda dyerve të KPK-së.

Një ndër to është edhe komisioneria Genta Tafa Bungo e cila ka një eksperiencë të gjatë si lektore, në universitete të ndryshme publike dhe jopublike të vendit që nga viti 1996 deri në vitin 2016.
Pa pikë mëshire la të shoqin të dergjet akoma pa u futur në varr dhe u nis për në KPK për të mbyllur pazaret me gjykatesit e korruptuar.
Komisioneres i është rritur goxha numrat në llogarinë e saj bankare, ndër të cilat edhe një depozitë bankare me gjendje 10 000 000 Lekë.