Përgimet e drejtorit të ujsjellsit fundosin kryetarin e bashkisë Kuçovë/ Hajdari ka shitur materilaet e ndërtimit të dhëna nga fondi Shqiptar i Zhvillimit… “Ore Kupton ti që Aty po bëhet nami?

Ditën ne djeshme publikuam mesazhet që implikojnë Krytarin e  Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari , i cili kishte marrë në formë rryshfeti  20 000 euro për shtrimin  e një rruge në  fshatin Frashër, Kuçovë.

Kreshnik Hajdari, nëpërmjet drejtorisë së tij të shërbimeve  dhe punonjësve të bashkisë  Kuçovë kryente punë private. Një ndër rastet korruptive të tij ishte edhe ai i marrjes së rryshfetit prej 20 000 euro nga banorët e një fshati. Ky fakt tashmë ka filluar të hetohet nga SPAK ,  dhe pikërishtë nga prokurori Dritan Prençi.

Infront ditën e sotme do të publikojë  të tjera komunikime dhe njëkohësisht edhe emrin e drejtorit të bashkisë Kuçovë I cili ka rënë pre e përgjimeve.

Drejtoiri të cilit i janë përgjuar bisedat është Nazimi Sula, i cili aktualisht mban detyrën e drejtorit të ujsjellsit në Bashkinë Kuçovë. Nazmi Suala ka qënë i implikuar edhe në afera të tjera korruptive për të cilin do tju shkruajmë në vijim.

Drejtori Nazmi Sula hedh dritë mbi skemën dhe mënyrën se si Hajdari kryen veprimet Kriminale duke e kthyer Bashkinë Kuçovë në një shoqëri tregtare.

Drejtori i Bashkisë Kuçovë zbardh të gjithë skemën e korrupsionit  që kryhet nga Kryetari i Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.

Nazmi Sula ka faktuar nëpërmjet mesazheve të përgjuara, se si siguroheshin materialet e ndërtimit të dhënë  nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku magazinoheshin materialet  dhe  si  ato shiteshin në tregun privat.

 

Pjesë nga përgjimet  ndërmjet drejtorit  Nazmi Sula  dhe  Zëvëndës kryetari i Bashkisë Kuçovë Sybi Shehu.

Zvëndës kryetari i Bashkisë Sybi Shehu: Isha në Frashër………

Drejtori Nazmi Sula:  Ishin Ata?

Zvëndës kryetari i Bashkisë Sybi Shehu:  Ata paskan paguar 20.000 euro.

Drejtori Nazmi Sula:  Po pra.

Drejtori Nazmi Sula:Më shumë se 20.000 euro i bije.

Zvëndës kryetari i Bashkisë Sybi Shehu:  Kështu kanë bërë Gjithandej.. edhe tanit te Horizonti i kanë marrë 3000 euro.

Drejtori Nazmi Sula: Si mund të verifikoj materialet që marrin ? Ku i Marrin ?

Zvëndës kryetari i Bashkisë Sybi Shehu:  I ka Sjellë Fondi Shqiptar i Zhvillimit Hekur dhe Çimento I kanë lënë te çunat e dine Pashës.  Dhe po shiten te njerzit. Janë me tonelata me çimento dhe hekur.  E gjithë Çimentoja e mbuluar me plasmas eshte e shtetit dhe bashkisë.

Drejtori Nazmi Sula:  Po ata e shesin?

Zvëndës kryetari i Bashkisë Sybi Shehu:Lekët I Ndajnë me skënderin , tek ai bëhet dalja e mallit.

Drejtori Nazmi Sula:  Po I bije që shesin Herkurin e Bashkisë?

Zvëndës kryetari i Bashkisë  Sybi Shehu:   Ore Kupton ti që Aty po bëhet name?

Infront disponon rreth 2000 “SMS” të cilët do të publikohen në vijim. Këto “SMS” provojnë gjith skemën e korrupsionit në bashkinë kuçovë me në krye kokën e krimit Kreshnik Hajdari