Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Muradiye të Turqisë, pasi mësohet se një minibus është aksidentuar. Nga ky aksident 12 persona kanë ndërruar jetë dhe 20 të tjerë janë plagosur.
Mediat vendase raportojnë se mjeti, teksa ka qenë në lëvizje është përmbysur, ku më pas është përfshirë nga flakët. Menjëherë kanë ndërhyrë zjarrëfikëset për të neutralizuar zjarrin.
Gjithashtu bëhet me dije se në minibuz, ndodheshin emigrantë të paligjshëm.
Ndërkohë, në vend ngjarje ka shkuar menjëherë edhe ambulanca, e cila u ka ardhur në ndihmë të plagosurve.