Përndjekje dhe keqtrajtim/ Shqiptari s’i ndahet ish-gruas, arrestohet për herë të dytë nga policia italiane, dhunoi dhe fqinjin e saj pasi…

Një 49-vjeçar shqiptar ka rënë sërish në prangat e policisë italiane, pasi në mënyrë të përsëritur keqtrajtonte dhe përndiqte ish-gruan.

Mediat italiane raportojnë se arrestimi u në Lodi. Kjo është hera e dytë në tre vite që shqiptari arrestohet për keqtrajtim dhe përndjekje ndaj ish-bashkëshortes. Policia e bllokoi atë përpara një shkolle në Bassiano.

Bëhet fjalë për një marangoz shqiptar, i cili ndër të tjera akuzohet se ka goditur me grusht një burrë, fqinj të ish-bashkëshortes së tij, duke dyshuar se kishte nisur një lidhje romantike me të.