Një aksident automobilistik është shënuar pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Saukthit.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mirëpo aksidenti ka shkaktuar radhë kilometrike, pasi qytetarët në fundjavë udhëtojnë drejt bregdetit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhejn e plotë të rrethanave të akidentit, teksa dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë.