Përsëri pak minuta në fushë me Metz, por Skuka jep spektakël me driblime

Xhuliano Skuka po fiton pak nga pak minutat me skuadrën e Metz, ku u transferua vetëm disa ditë më parë. Ish-sulmuesi i Partizanit, u aktivizua edhe sot në ndeshjen që Metz fitoi me shifrat 2-0 ndaj Amiens në transfertë.Në ndeshjen e mëparshme Skuka luajti 8 minutat e fundit, ndërsa në të sotmen u aktivizua vetëm në minutën e 83-të të sfidës. Ai u mundua të tregonte cilësinë e tij dhe ndonëse nuk ia doli të ishte para portës për të rrezikuar, ndihmoi ekipin që të mbante topin për të shmangur sulmet e fundit të skuadrës vendase që synonte të rihapte ndeshjen.

Ai e bëri mirë një gjë të tillë dhe meritoi duartrokitjet e publikut për një driblim në mesfushë, ku shmangu tre futbollistë para se të rrëzohej me faull nga kundërshtarët që nuk gjetën mënyrë tjetër për ta ndalur.