Plagoset Salillari, seks në grup në Maqedoni, pjesë e orgjisë edhe Zogu i Tiranës

Disa ditë më parë, në një spital privat në Tiranë, është paraqitur me një plagë në qafë, oligarku Pëllumb Salillari, ‘korbi’ i buxhetit të shtetit, i lumenjve dhe krojeve, ndotësi i madh i mjedisit në Shqipëri, ikona e korrupsionit, i blerjes së pushtetarëve, pastrimit të parave, aferave me tendera, i mashtrimit me punimet publike, i orgjive, përdhunimeve, dyshimeve për vrasjen e të afërmve etj.

‘Prapaskena’ ka mësuar se plaga ishte shkaktuar me një mjet prerës, në pjesën e pasme të qafës, por pa i prekur damarët jetësorë. Oligarku dhe rrethi i tij i çirakëve janë kujdesur që ngjarja e rëndë të mbetej e fshehtë, larg veshit të mediave dhe policisë. Pas mjekimit dhe disa ekzaminimeve, Salillari është larguar nga spitali privat. Ai ka pretenduar se është rrëzuar. Për ngjarjen nuk ka pasur denoncim dhe rrjedhimisht asnjë veprim hetimor.

 

Sipas burimeve të rezervuara, Salillari është plagosur pas kthimit nga Maqedonia, ku kishte organizuar një orgji të ‘çmendur’, me vajza dhe gra nga Tirana, me personazhe të tjerë të arrestuar për prostitucion, me alkool, shisha, drogë, muzikë dhe shërbime të tjera luksi që ofronte hoteli.

Nga një ish faturino në autobusin e linjën urbane të Beratit, sot në një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, Salillari organizon shpesh festa dhe turne seksuale jashtë vendit, me të ftuar specialë dhe haremin e femrave të Tiranës, me paratë që ka përlarë në buxhetin e shtetit dhe plaçkitjen e pasurive publike.

Në orgjinë e organizuar në Maqedoni, i ftuar special nga Salillari mësohet se ka qenë edhe stari i prostitucionit dhe orgjive, Zogu i Tiranës.

Një dosje e pazakontë në prokurori tregon se si Zogu i Tiranës bëhet pjesë e orgjive në Tiranë, ku merrnin pjesë personazhe VIP, njerëz të botës së krimit dhe biznesmenë të ndryshëm.

Krahas konkubinave, Salillari duket se është argëtuar edhe me Zogun e Tiranës, i cili i në këmbim ka siguruar pushime dimërore dhe verore në vende ekzotike, por ndoshta edhe privilegje të tjera.

Kështu përfundojnë zakonisht paratë e shqiptarëve që vidhen përmes tenderave. Salillari ka përfituar qindra miliona euro nga buxheti i shtetit falë lidhjeve me të gjitha grupet politike dhe linjat e korrupsionit në Tiranë, duke korruptuar ministra, drejtorë dhe kryebashkiakë.

Nuk dihet nëse plagosja ka lidhje me ndonjë keqkuptim gjatë lojërave seksuale në Maqedoni, me ndonjë dalldisje të Salillarit në Tiranë apo grindje në ndarjen e parave. Por Salillari është i njohur për vardisjet ndaj vajzave dhe grave, për fiksime dhe prirje manjaku, për orgji me të dyja gjinitë etj., ndërsa i ka kthyer kompanitë e tij në mundësi harbimi dhe jetësimi të instinkteve të shfrenuara seksuale.

Salillari është lakuar për një dosje penale përdhunimi, ndërsa ka dyshime të forta se ai nuk është denoncuar për dhjetëra sulme seksuale ndaj vajzave, grave dhe djemve.

Emri i Salillarit doli në skenë edhe gjatë hetimeve për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Tiranë, i groposur pas Malit të Dajtit. Djali i viktimës ka deklaruar se në fillim të tetorit të vitit të kaluar, babai i tij dhe një person tjetër kishin marrë përsipër të digjnin makinat e firmës “Salillari” kundrejt një pagese prej 200 mijë eurosh. Por kjo punë kriminale nuk ishte kryer.

Për veprimtarinë e zezë të Salillarit ka qindra dosje dhe denoncime në SPAK, prokurori, ambasada dhe kancelaritë perëndimore, por ende duket se vijon ta shpëtojë puthja e famshme në ballë nga Edi Rama.