Një 27-vjeçar me iniciale P.A. është arrestuar nga policia pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në Laprakë, ku plagosi me thikë kunatin e tij pas një konflikti të çastit.
Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 18.02.2021.Plagosi me thikë kunatin e tij pas një konflikti të çastit, kapet dhe ndalohet 27-vjeçari.
Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 18.02.2021 dhe kapjen e autorit, nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi: P. A., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, më datë 18.02.2021, në Laprakë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me thikë kunatin e tij shtetasin D. Z. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.