Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku nuk ka munguar as përdorimi i armëve të ftohta.
Për pasoje dy shtetas sirianë kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që policia ka arrestuar autorin Oligert Qama, 40 vjeç, banues në Berat.
Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta 2 shtetas, prangoset menjëherë nga Policia autori i dyshuar.
Më datë 27.06.2021, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi Oligert Qama, 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtjeshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.