Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Shkodrën, ku dyshohet se vëllai ka vrarë motrën.
F.Vuka, dyshohet, se ka vrarë motrën e tij, 58-vjeçaren D. Vuka, e cila prej vitesh ishte emigrante në Gjermani.
58 vjeçarja, ishte kthyer dy ditë më parë nga Gjermania dhe se mes saj dhe vëllait ka pasur konflikte të vazhdueshme.
F.Vuka, është vënë në pranga, menjëherë pas ngjarjes si autor i dyshuar për krimin.
Sipas BW, F.Vuka, dyshohet se e ka vrarë të motrën me silenciator, ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.